Agron Duka: Ne do mbështesim kandidatët që do populli, qoftë i Bashës apo i Berishës

Një pikë e rëndësishme e zgjedhjeve lokale në 6 bashkitë e vendit, janë edhe aleatët e PD-së. Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, thotë se ata do të mbështesim kandidatët që do populli, qoftë ai i Lulzim Bashës, apo i Sali Berishës.

”Kam bërë takim informal në kafe me zotin Berisha. Ai ka dhënë opsionet e veta dhe përse ky grup mund të fitojë zgjedhjet. Mendon se duke zgjeruar bazën e PD mund të fitojë.

Ndërsa unë jam skeptik nëse e ndarë PD-ja mund të fitojë. Unë një vendim e kam marrë. Kam folur edhe me Mediun e Shehin.  Nëse ne mbëshetesim një grup, duket se mbajmë anë.

Të dy palët mendojnë se kanë të drejtë, por nuk shohin fajet e veta. Nuk marr dot rolin e një gjyqtari. Në Durrës psh do të shohim kandidatat, kush parapëlqehet me shumë do të mbështesim atë. Në Shkodër mund të na pëlqejë një tjetër e do mbëshetim atë”,-tha në ”Open”.

SHKARKO APP