Agron Duka: PAA parti e hapur, kushdo mund të jetë pjesë e saj
Diten e shtune, date 16.04.2016, ora 11.00 , Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takimin e pare me strukturat e qarkut Shkoder. Gjate ketij takimi kryetari i PAA-se, Agron Duka, shprehu domosdoshmeri per ringritjen e te gjitha strukturave ne kete qark.
Duka tha se “PAA tashme eshte nje force politike me nje kauze te forte me te cilen te gjitha forcat e tjera politike ne 25 vjet pluralizem kane deshtuar. Zoti Duka tha gjithashtu se PAA eshte pro hapjes se saj duke ftuar kedo te behet pjese e saj jo vetem per tu rritur politikisht si nje force politike por edhe duke perfaqesuar fort interesat e qytetareve shqiptare ne fusha te ndryshme si agro biznesi, mjedisi. Sipas tij nje pjese e rendesishme e kesaj force politike do te jene grate dhe te rinjte, socializimi ne zonat e thella, trajnime te ndryshme te te rinjve duke u rritur ne numër.
Kryetari i Asamblese zoti Lufter Xhuveli u shpreh se PAA tashme eshte force politike parlamentare dhe pretendimet e saj tashme jane rritja deri ne faktorizimin e saj. Ne kete takim, per here te pare u prezantua edhe logoja e re e PAA-se, organizimi i struktures qendrore dhe lokale te PAA-se. U prezantuan gjithashtu kryetarja e Forumit te Gruas e cila paraqiti edhe bazat e programit te funksionimit te Forumit te Gruas, si dhe kryetari i Forumit Rinor per Shkodren. Ne kete takim u prezantua edhe portal online i PAAse www.gazetaprogres.al dhe webfaqja zyrtare e PAA ww.paa.com.al Sekretari i Pergjithshem i PAA-se, zoti Genc Juka prezantoi skemen organizimit ne baze te PAA-se, konkretisht per qarkun e Shkodres.
KOHA JONË SONDAZH

