Agron Duka: Qeveria gënjeu për çmimin e referencave

 

Partia Republikane dhe Forumi Rinor i saj zhvilluan një tryezë ku u diskutua për klimën e biznesit në vend në hapje të kësaj tryezë deputeti i kësaj forcë politikë Agron Duka deklaroi se aktualisht biznesi është në vështirë dhe nën masa shtrënguese nga qeveria. Duka tha më tej se biznesi është kontributori kryesor në buxhetin e shtetit shqiptar ndaj duhet të shikohet jo si një lopë që milet, por si contributor në zhvillimin ekonomik të vendi. Duka solli shembuj të shumtë në fjalën e tij si për sa i përket taksave ashtu edhe vështirësive të tjera me të cilët biznesi shqiptar, qoftë ai i madh apo i vogël, i vjetër apo i ri, përballet çdo ditë. “Biznesi ka halle të mëdha tani. Aktualisht po bën represion. Ne nuk duhet të jemi nëne masa shtërnguese. Sa i përket çmimit të referencave, qeveria gënjeu dhe tani po fut duart në zhepat e biznesit. Një biznes e blen një televisor 205 dollarë në Kinë dhe këtu çmimi i referencës për të është 500 dollarë. Kjo është krejtësisht e papranueshme. Ne kërkojmë heqjen barrierëve” tha ndër të tjera Duka, duke i lënë fjalën kreut të Forumit Rinor të Partisë Republikane Blendi Sulaj.

Gjatë fjalës së tij ky i fundit ngriti problemin e mikrokreditimit. “Gjatë fushatës si asaj të zgjedhjeve parlamentare ashtu edhe atyre lokale të pak muajve më parë, ajo që sot është mazhorancë trumbetoi mikrokreditimin, duke thënë se do të kishte një fond të caktuar si garanci për kreditorët e rinj që duan të krijojnë biznes. Sot kjo nuk ndodh, fondi në fjalë nuk ekziston dhe ende ne duhet të flasim nëpër tryeza se ky mikrokreditim për biznesin e ri është i domosdoshëm” tha sulaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

I ftuar për të diskutuar në këtë tryeze ishte edhe Arben Malaj. Në fillim të fjalës së tij Malaj u shpreh se janë pikërisht monopolet ato që po shkatërrojnë ekonominë. “Monopolet janë të dëmshme sepse dëmtojnë tregjet, por në politikë janë akoma më të dëmshme sepse dëmtojnë shpresën. Duhet të ndalim agresivitetin e debatit politik. Shtylla kryesore e partisë tuaj ka qënë prona, sa shumë do të qëndroni tëk prona aq më shumë do të mbështeteni. Ndërsa për të rinjtë kam një këshill, nuk ju them dot të mos largoheni, por mund tju them që kudo të shkoni, jepni kontributin tuaj për atdheun, në mënyrë që kur të ktheheni të vini në një vend që i ka kushte për ju. Ju lutem mos e braktisni atdheun. Të bashkëpunojmë kundër atij që është armik për çdo shqiptar. Kush janë armiqtë e vërtetë dhe pikat që na detyrojnë të bashkëpunojme? Kush e kthen më shumë shpresën. Të konkurojmë kush vret frikën. Koha e pritjes është koha e vrasjes politike. Ju siguroj se çdo qeveri është që të ulë pasigurinë. Ju duhet të mbështeteni në tre pika kryesore që janë integriteti, inteligjenca dhe energjia. Por kujdes ata që nuk kanë të parën  do përdorin dy të tjerat për vrarë ju. Ne jemi një rracë e zgjuar dhe duhet t’ia dalim.  Dhe për ta përmbyllyur dua tju kujtoj atë që tha Stiv Jobs para se të ndërrronte jetë. Zoti na i ka dhënë shqisat për të qënë human dhe jo për paratë, ato të sjellin këtu ku jam unë tani” tha ndër të tjera Malaj në fjalën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?