Agron Duka: Rilindja në krizë të thellë. Rama keqpërdori situatën në Rinas për fushatë
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, me anë të një reagimi në “Facebook” shkruan Rilindja është në krizë të thellë dhe Edi Rama e keqpërdori situatën në Rinas për fushatë elektorale.
Deklaratë për Shtyp
Duka: Keqpërdorimi elektoral i situatës në Rinas zbulon krizën e thellë të Rilindjes. Shtet-rrumpallë ditën e bllokimit të Rinasit asnjë vaksinë rezervë një ditë më vonë 100.000 vaksina?!
Vaksinimi është shumë i vonuar pavarësisht sondazheve të parapaguara dhe fushatës marramendëse për të fshehur realitetin e hidhur varfërues. Si ka mundësi që një bllokim 24 orë i Rinasit të cilin unë e dënova publikisht vonoi vaksinimin dy ditë?!
Edhe familja më e varfër mban rezerva ushqimore për një javë. Ndërsa qeveria Ramës nuk kishte rezerva vaksinash të paktën për 3 ditë?!
Ditën e grevës rezervat paskan qenë zero ndërsa një ditë më vonë vijnë 100 mijë vaksina. Kjo është edhe pa aftësi qeverisëse dhe pa shpirtësi njerëzore.
Fushata e pamoralshme elektorale me vaksinat nuk e fsheh dështimin ekonomik. Mos arritja e vaksinimit të tufës përpara sezonit turistik po e vret ekonominë. Shikoni prenotimet në zonat turistike për këtë vit, deri tani ato janë në nivele minimale.
Ndryshe nga qeveritë e tjera, Rilindasit kanë rreth 8 muaj që nuk ofrojnë asnjë paketë mbështetje për të varfërit, të papunët dhe bizneset në risk falimentimi. Ata paguajnë vetëm faturat e ppp-ve dhe për projektet korruptive.
Në 25 Prill votuesit shqiptarë nuk do të mashtrohen nga fushatat 3D, por do të votojnë kundër vjedhjeve jo vetëm nga 3P-të. Nuk ka marketing që mposht votën kundër varfërisë, kundër babëzisë dhe kundër oligarkisë.