Agron Gjekmarkaj: Berishës i mungojnë aktet fisnike, gazetari u hoq nga puna për bindjet politike
Ish-nënkryetari i PD-së, deputeti Agron Gjekmarkaj thotë se largimi nga puna i Patrik Sadikaj si pjesë e zyrës së shtypit në PD, tregon sesa në fakt Komisioni i Rithemelimit kërkon bashkim. Për të Sali Berishës i mungojnë aktet fisnike prej kohësh, ndaj edhe Komisionit i thotë ”Jazëk u qoftë”. ”Sali Berishës që prej kohësh i mungojnë aktet fisnike, i takon ta kthejë në punë dhe ti kërkojë falje, por zor ta bëjë. Patriku është demokrat i cili largohet nga puna për bindje politike brenda kësaj partie. Jazëk u qoftë”.
Postimi i plotë
Patrik Sadikaj një gazetar i njohur e njëkohësisht i punësuar në zyrën e shtypit të PD, u largua nga puna prej të vetëquajturit Komisoni i Rithemelimit, organ folklorik e politik njëkohësisht mbushur me lloj lloj figurash që këtë parti të madhe e bënë të vogël shpesh, në numra e në vlera, me veset, memecllekun e akraballëkun që i karakterizon.
Kudo flasin për bashkim, pasi qenë për muaj zërat linçues të përçarjes! Të lodhur nga urrejtja, të venitur nga përçarja dhe egërsia e saj deshëm të beson në iluzionin e bashkimit. Profesoresha që këndon motin, që kontribut të vetëm në politike ka sistemimin e flokëve të Doktorit, na tha që jeni të rritur për të patur iluzione kaq fëminore.
Ne e dime që partia “jonë” e ka zët lirinë e shtypit, ajo ka burgosur dhe gazetare, ka qerasur me djegie edhe gazeta ndaj akti putinian ndaj Patrikut, është një detaj po premtues ama, për atë të uruar bashkim që po na vjen bashkë me pranveren. Patrika Sadikaj është me fat, Anna Politkovskayas i ka shkuar më keq.
Sali Berishës që prej kohësh i mungojnë aktet fisnike, i takon ta kthejë në punë dhe ti kërkojë falje, por zor ta bëjë. Patriku është demokrat i cili largohet nga puna për bindje politike brenda kësaj partie. Jazëk u qoftë.