Agron Gjekmarkaj i ashpër me Bashën: Në shërbim dhe i atashuar me qeverinë
Nënkryetari i Parlamentit, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj duke folur në emisionin ”Pa Censurë”, thotë se Lulzim Basha dhe deputetët krah tij, janë në shërbim në qeverisë ”Rama 3”.
“Ky është një shërbim dhe atashim i tyre pranë qeverisë. Raporti që Basha ka me Shqipërinë, me opozitën dhe me elektoratin e saj është raporti që kishte me byrekun, të cilin e bleu duke menduar që e shijonte shumë. Ky është raporti i tij me të vërtetën. Kam arritur në këtë konkluzion nga njohja me të dhe nga veprimet që po kryen bashkë me shoqatën që përfaqëson, për fat të keq”,-tha Agron Gjekmarkaj.
Nga ana tjetër, ai tha se nuk bie dakort me tezën e ish-nënkryetares tjetër të PD, Jorida Tabaku për një bashkim të të gjithëve, përfshirë zotin Basha, si e vetmja mundësi për të qenë alternativë fituese.