Agron Gjekmarkaj ironizon Enkelejd Alibeajn për shkarkimin e Lindita Nikollës
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar me kërkesën e një grupi deputetësh të PD, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla pas seances plenare kaotike të 26 janarit.
Reagimi i Gjekmarkajt:
Bie dakort me zotin Salianji! Nisma individuale per shkarkimin e Zonjes Nikolla është e pakonsultuar me grupin e PD. Kjo bëhet për të spostuar vemendjen në renditjen e temave politike dhe për ndonjë qokë brënda në PS. Nëse ne do kishim votat per të hequr Nikollen nuk “shtiem” në ajer, prandaj më mirë shkarkojmë Ramen dhe e mbyllim çeshtjen e pushtetit. Kesisoj i kursejme vendit edhe revolucionin!