Agron Gjekmarkaj letër Apelit për vulën e PD-së: Nuk mund të zvarritet më. Fati i Shqipërisë lidhet me të opozitës

Nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj ka dërguar një letër ndaj Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, sa i takon vulës dhe logos së PD-së.

Në letrën e dërguar, Gjekmarkaj i cili shprehet se fati i opozitës lidhet drejtpërdrejt me fatin e vendit, i kërkon gjykatës që mos të zvarrisë më çështjen dhe të dalë me një vendim që sipas tij duhet të jetë pro grupimit të Rithemelimit, duke theksuar se ka anëtarësinë, delegatët e Kuvendit kombëtar dhe deputetët e grupit parlamentar.

“Fati i opozitës lidhet drejtperdrejt me fatin e Shqipërisë, me jetën demokratike në vend, me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, me parimet universale të një demokracie liberale e funksionale. Kjo çeshtje nuk mund të zvarritet dhe nuk mund të manipulohet sepse do të ishte një atentat i mirëfilltë, një puç konstitucional në jetën politike të vendit, një prishje e rregullave demokratike të lojës, ndërhyrje në garën politike në favor të pushtetit, duke denatyruar thelbin e sistemit dhe duke minuar jetën institucionale në vend”- thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar ndaj Gjykatës.

SHKARKO APP