Agron Gjekmarkaj: Një sqarim për grupet në PD dhe marrëdhënien time me ta
-Nga Agron Gjekmarkaj-
Një sqarim për grupet në PD dhe marrëdhënien time me to!
Herë pas here e gjej veten në lajme, komente, analiza e muhabete pjesëtar i një prej tre grupeve në PD.
Unë jam vetem në PD. Paradoksi është se dy grupet e tjera i kuptoj por këtë timin as e kam parë ndonjeherë e as takuar!
Grupi i parë është ai i “revolucionit që marshon” trokun zhurmëmadh të të cilit drejt pushtetit e ndien çdo shqiptar madje po ju fut dridhmen edhe një palo superfuqie matanë Atlantikut!
Grupi i dytë është ai “zot bëje mirë” ninullat e të cilit i ndien çdo vater po kaq.
Ndërsa tek grupi i tretë fusin tepricat e atyre që nuk shkojnë as te mbledhjet e njërit as te mbledhjet e tjetrit.
Përfitojnë nga ky fllad pranveror, nga cicërimat e zogjve dhe mendojnë ndër hije si e mori e dreqi këtë punë?!
Jangellesh, jangellesh!
Unë dua të sqaroj me përunjësi që nuk bëj tash për tash pjesë as në grupin e tretë i cili si ideologji përbashkuese ka mosmarrjen pjesë në mbledhjet e dy të parëve!
Më ndihmoni të kuptoj si mund të quhet grup një masë njerzish në punë të vet që s’kanë bërë kurrë një punë të përbashkët, madje asnjë mbledhje “grupi” që në vetvete do ishte vetë puna?!!