Agron Gjekmarkaj: Po u dëshmojmë ndërkombëtarëve se demokracia është në rrezik evident

Nga Agron Gjekmarkaj

Shqipëria nuk është ajo që propaganda e rilindjes dhe mediave të kontrolluara prej tyre, paraqesin para shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar.

Partia Demokratike po bën punën e saj më të mirë të mundshme duke paraqitur Shqipërinë dhe qeverisjen e saj, siç është, në gjendje aspak të pranueshme. Në takimet që po zhvillojmë me drejtues dhe deputetë të Parlamentit Europian po i dëshmojmë ndërkombëtarëve se demokracia është në rrezik evident, korrupsioni në nivele të larta, se emigrimi nga keqqeverisja po sjellë pasoja të rënda në çdo sektor të jetës etj.

Pushteti monopartiak ka përdorur dhe po përdorë çdo mjet jo demokratik për të sulmuar opozitën, duke burgosur kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë opozitar. Partia Demokratike është partia e historisë së sukseseve të mëdha. Qëllimet dhe objektivat e saj për një Shqipëri më të mirë, janë syimet për të cilat po punojmë dhe do t’ia dalim.

SHKARKO APP