Agron Gjekmarkaj: PS-ja at*ntat Reformës në Drejtësi me Xhaçkën, të reagojnë ambasadorët

Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Rithemelimit ishin sot në takim me demokratët në Gramsh. Agron Gjekmarkaj tha se pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të deputetes së PS-së Olta Xhaçka, me votat e maxhorancës dje iu “bë atentat vdekjeprurës” Reformës në Drejtësi.

Po ashtu Gjekmarkaj i bëri thirrje ambasadorëve të vendeve mike që të shprehen dhe të reagojnë lidhur me këtë rast, teksa theksoi se Reforma në Drejtësi duhet të vlejë për të gjithë, jo vetëm për opozitën.

”Një pyetje kam për partnerët ndërkombëtarë që e kanë cilësuar Reformën në Drejtësi si vijë të kuqe. A vlen kjo vijë e kuqe për të gjithë, sepse dje kjo vijë e kuqe u shkel? A duhet të ngrihemi dhe duhet të reagojmë ne? Natyrisht që po. Rilindja është në garë me veten, kush vjedh më shumë, kush ka më shumë drejtorë të korruptuar, kjo është ajo që ata krenohen sot”, tha Gjekmarkaj.

SHKARKO APP