Agron Gjekmarkaj: Rama, kryeministri me bilanc më të dobët në këto 30 vite
Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj deklaron se kryeministri Edi Rama është personi me rekorde me negative përgjatë 30 viteve në Shqipëri. Mes tjerash, Gjekmarkaj analizoi edhe opozitën, ku pohoi se ajo mbetet aktualisht e vetmja shpresë për një rotacion politik në vend, pasi sipas tij, në këto shtatë vite qeverisja nga Rama ka vdekur shpresa dhe qytetarët janë larguar në mënyre masive jashtë vendit.
Pjesë nga intervista në “News 24”:
Gjekamarkaj: Tërmeti i 26 nëntorit ishte ngjarja më e rëndë e 2019. Tërmeti ishte aq i rëndë dhe i befasishëm sa shkaktoi tragjedi të madhe. Tërmeti la pas një traumë të madhe psikologjike. Ra kjo fatkeqësi dhe ndoshta duhet të shihemi me njëri-tjetrin, që duke bërë bilance duhet të mësohemi se çfarë duhet të ndreqim.Mendoj se kemi tre shkallë solidariteti. E para, është e solidaritetit mes shqiptarëve, pavarësisht varfërisë. Ishte solidariteti që na dhanë miqtë tanë, ndërkombëtarët. Për hir të së vërtetës, edhe politika reagoi në mënyrë tjetër, kur them politika, kuptohet se qeveria është ajo e para që duhet të shtrijë dorën.
Edhe opozita e luajti rolin e saj të solidaritetit mjaft pozitiv. Përtej momentin të parë që duhet për të marrë kohë dhe për të bërë bilancin, pastaj barra kryesore bie mbi atë që qeveris. Qeveria ka premtuar shumë në të nxehtin e tragjedisë, nëse ato nuk do të mbahen do të jenë gënjeshtrat më tragjike. E kamë fjalën për shtëpitë që do të ndërtohen, për të cilën është dhënë edhe afate.
A ishte ky një vit i ngarkuar politikisht në krahasim me vitin e kaluar?
Gjekamarkaj: Pas vitit 1997, ka qenë viti më i keq , për një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur. Duke filluar me djegien e mandateve të opozitës, e cila erdhi si pasojë e fakteve që dolën në media mbi manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri, Është një kauzë që duhet të bëhet një “luftë”, në kuptimin që është një kauzë ia vlen të luftohet. Ky akt që ishte i pazakontë, i rëndë, i paprecedentë. Opozita ishte para një zgjedhje të vështirë. Unë e kam thënë, qeveria rezistoi nga presioni i ndërkombëtarëve të bërë mbi opozitën për t’u tërhequr. Ne jemi të kompleksuar si shoqëri ndaj ndërkombëtarëve.
A gaboi opozita në protestat që zhvilloi?
Gjekamarkaj: Ndërkombëtarët e kanë të vështirë të analizojnë realitetin këtu. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë djegien e mandateve. Por as pjesën tjetër që vidhen dhe blihen vota, nëse ata do të gjuanin mbi opozitën dhe qeverinë, mbase do të kishte një realitet tjetër. Kjo çoi në ato protesta. Kulimi shëmtisë, janë votimet e 30 qershorit, të cilat krijuan një precedent të pazakontë. Votimet u kontestuan nga OSBE/ODIHR, për mënyrë si u administruan nga KQZ, pati pastaj akte në këtë proces që e bënë qesharakm, skena gati estrade, në të njëjtën gjë edhe tragjike për menaxhimin e rregullit demokratik në Shqipëri. Pas tërmetit, është përjashtimi nga procesi i integrimit, dhe refuzimi francez dhe holandez. Duket që tërmeti është bërë një aleat të qeverisë. Një nga problemet e opozitës, është inkoherenca që ka dëshmuar mes fjalësve dhe akteve. Njerëzit opozitës i janë përgjigjur të shumtë, sepse protesta e opozitës kanë qenë masive dhe në këtë aspekt ata e kanë bërë efektin e tyre. Pas kësaj, opozita pas fazës së revolucionit demokratik,ka kaluar në një fazë heshtje.
Ndodhi mesa shohim se i ka mpirë të gjithë tërmeti, duke lënë politikën pak mënjanë. Nuk e di nëse opozita po merret me veten, por do të ishte jetike të merrej. Opozita duke parë zhvillimet politike, gjërat që kanë ndodhur, krizat, thyerjet, si e vetmja shpresë për rrotacion mbetet opozita. Ajo duhet të hapet, duhet të luftojë me programe. Ndryshe në këtë vend as nuk vjen ndryshimi, por as nuk ka shpresë. Me presidenti duket se lufta është më e zbehtë, por nuk është e thënë që të mos rindizet. Presidenti po bën një përpjekje për t’i qëndruar , disa herë e shoh të rrëshqas në terminologji folklorike, sepse Ramës është e kotë t’i përgjigjejsh kështu. Atij duhet t’i përgjigjesh me seriozitet. Nuk mbaj mend një paradoks si ky aktuali, një kryeministër që ka kaq dështimi, i cili çdo gjë e mbështet mbi propagandën, njerëzit ikin. Është shndërruar në psikozë, ekonomia është ku thërret qameti. Unë nuk shoh një kryeminstër me bilanc më të dobët në këto 30 vite. Nga 2020, pres që të këtë më shumë arsye, të kultivojnë besim ndaj njerëz tjetrës dhe të ketë një reformë zgjedhore që të japë garanci maksimale për një proces të lirë dhe të ndershëm. Vendosja në krye të SPAK, një hetues të komunizmit, ti shton më tej marazet për këtë drejtësi.