Agron Shehaj: Asnjë bashkëqeverisje me PS! Nuk komentoj vendimin e SHBA-së për Berishën
Kandidati demokrat Agron Shehaj, është shprehur në konferencën e parë për shtyp se nëse do të jetë kryetar i ardhshëm i PD-së, s’do të bëjë kurrë qeverisje me Edi Ramën.
“Më vjen keq që është interpretuar si distancim, nuk është distancim. Duhet të jemi neutral me Partinë Demokracinë. Nëse do të jem kryetar i PD nuk do të ketë asnjë mënyrë qeverisje”, theksoi Shehaj.
Ai zgjodhi që të mos bëjë asnjë koment për shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.
“Përsa i takon kësaj çështje jemi të vetëdijshëm se Berisha ka dhënë kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt Perëndimit, nuk dua të jap asnjë koment për shpalljen non-grata”, u shpreh Shehaj.
Agron Shehaj, that se është i bindur se Lulzim Basha nuk e çon PD-në drejt fitores. Në një deklaratë për mediat, Shehaj thekson se nëse duam që Partia Demokratike të fitojë duhet të ndryshojë lidershipi i saj.
“Jam i bindur se Lulzim Basha nuk e çon PD drejt fitores, nuk ka arsye personale mes meje dhe tij. Nëse ne duam që PD të fitoj zgjedhjet dhe të ndryshojë Shqipërinë duhet të ndryshojë lidershipi i PD”, tha ai.
Me nota kritike, ai tha se PD i duhet një kryetar i pa korruptuar dhe i pakorruptueshëm për të mposhtur regjimin e Ramës dhe për ta sjellë në pushtet të djathtën.
“Udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. Normale, pa reflektuar dhe pa ndryshuar asgjë. Kandidimi im nuk është përpjekje për të marrë një post por fillimi i një projekti të ndryshimit të PD. PD duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë Shqipërinë nesër. Me 13 qershor anëtarët e PD nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë apo duan të humbasin prapë në zgjedhjet e 2025. Mos ndryshimi i udhëheqjes së tanishme të PD është rruga e sigurt për një humbje tjetër. Kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë e duhur për ta çuar PD në rrugën e fitores. Edi Rama është politikan i korruptuar dhe antidemokratik. Për ta mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës krejt ndryshe nga ai, të pa korruptuar, të pa korruptueshëm, me kurajo dhe gjithëpërfshirës. Me këto vlera ne do të rikthejmë besimin e qytetarëve të PD dhe do ta çojmë atë drejt fitores. Partia jonë ka nevojë të thellë dhe të menjëhershme në mënyrë që ajo të jetë moderne, demokratike dhe meritokratike”, tha Shehaj.
Në konferencën për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD, ai tha se partia duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Kandidimi im nuk është një përpjekje për të marrë një post, por fillimi i ndryshimit. PD duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë Shqipërinë nesër. Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri, por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në 13 qershor anëtarët e PD-së nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse do të fitojnë apo të humbasin prapë në 2025. Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë për ta çuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është i korruptuar dhe antidemokratik. Për të mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria kanë nevojë për një politikan ndryshe nga ai. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qënurit kryetar i PD, duhet të jetë përgjegjësi dhe jo vetëm privilegj”, tha Agron Shehaj.
Sipas tij, të qënurit kryetar i PD nuk duhet të jetë vetëm privilegj por edhe përgjegjësi.
“Propozoj që në statut të sanksinohet që kryetari i PD duhet të ketë vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqje kur humbet zgjedhjet parlamentare duke mos kandiduar më pa asnjë justifikim, pa asnjë përjashtim. PD duhet të bëhet partia e konkurrencës dhe e mundësive për të gjithë. Për këtë propozoj që në statutin e PD të sanksionohet parimi i zgjedhjes së kandidatëve për deputet nga anëtarësia me parimin një anëtar një votë. Kështu do të fuqizojmë anëtarët dhe do të sjellim në drejtim njerëzit më të zotë. Vetëm në këtë mënyrë ne do të tërheqim më shumë njerëz të zotë dhe të ndershëm që duan të japin kontributin e tyre në politikë dhe në PD”, theksoi Agron Shehaj.
Pjesë nga konferenca me gazetarët:
Keni deklaruar që distancoheni nga PD?
Më vjen keq që është interpretuar si distancim, nuk është distancim. Jemi të gjithë kandidatë dhe duhet të jemi neutralë në raport me PD. Jo zgjedhja e PD për të bërë konferencë, por një baraz-distancim nga PD. Nëse unë zgjidhem kryetar i PD në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje. Nuk besoj se Basha është lider i korruptuar. Një gjë duhet të shpjegoj. Çështja është kjo. Përballë Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar, por dhe që njerëzit ta shohin ashtu. Nuk mjafton ta themi, por dhe të dukemi ashtu siç themi.
Do e largoni Berishës nga grup parlamentari pas shpalljes “non grata”?
Jemi të vetëdfijshëm që lideri histori ka kontribut në orientimin drejt perëndimit të PD. Personalisht nuk dua të jap asnjë koment mbi këtë çështje.
Zërat kundra jush?
E drejta e tyre të kenë këtë mendim që kanë. Mendoj se është pikërisht kjo na ndan me një pjesë, dhe me stilin e lidershipit. Mendoj që një kandidat i PD mund të ketë vota personale. Kandidatët duhet të shtyheshin të merrnin vota personale. Kjo ka të bëjë me stilin e drejtimit të PD duke mos ndjekur parimin e meritokracisë, ku promovohet më i zoti. Meqë sulmohem për këtë çështje, unë mendoj se në zgjedhjet e kaluara jo vetë u duhej thënë që kush do dalë mirë do ndëshkohet, por kush del më mirë do promovohet. Një nga problemet kryesore të PD është mungesa e meritokracisë. Vlerësohen ata që punojnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtim Edi Ramën.
Jeni i promovuar nga Basha, në 2017 në Vlorë dhe më pas në Tiranë. Cila është arsyeja që garoni?
Nuk ka asnjë arsye personale që të më shtyjë mua të garoj për kryetar? Jam bindur se Basha fatkeqësisht nuk e çon drejt fitores. Është bindje personale, nuk ka lidhje me të. E kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet dhe pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet me se s’bën të ndryshojmë lidershipin. Kjo është e vetmja arsye. PD duhet të jetë e hapur, realisht e hapur, s’duhet të më pëlqejë mua, s’ka me mua, vendimet duhet t’i marrin anëtarët. Që të jesh kryetar është privilegj, nder i madh. Të fitojë zgjedhjet e të largohet. PD është e demokratëve. Do të vendosin, PD duhet jetë e hapur. Dhe demokratët do të vendosin kush ecën në PD dhe kush jo.
A do të përjashtoheni nga PD tani që sfiduat Bashën?
Është një nder i madh dhe mendoj se Partia Demokratike është e demokratëve dhe demokratët do të vendosin kush do eci dhe kush jo. S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta. Do të kem Bashën raportet që kam pas. Unë shpreha bindjen time dhe nuk kam një inat personal me Lulzim Bashën dhe shpresoj që Basha të mos e mendoj që unë e kam personale. Duhet që Partia Demokratike të marrë masat e nevojshme për të shkuar drejt fitores. Ne nuk humbëm zgjedhjet, ne lamë në pushtet një qeveri të korruptuar.
Keni sinjale se do të përjashtoheni?
Jo nuk besoj!