Agron Shehaj: Basha tashmë është pakicë në PD, të japë dorëheqjen
Ish-kandidati për kryetar të PD-së, deputeti Agron Shehaj i bashkohet kolegëve që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës si kryetar, pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e 6 marsit.
Për të, Basha është pakicë në PD, si edhe i bën thirrje kolegëve që të bëhen bashkë e të mos lejojnë që PD të përçahet.
”Zgjedhjet e 6 Marsit treguan se Basha është pakicë në Partinë Demokratike. Për këtë arsye, Basha duhet të japë dorëheqje si kryetar i Partisë Demokratike në mënyrë që demokratët të bashkohen. Partia Demokratike i takon shumicës. I ftoj të gjithë kolegët dhe demokratët të njohin vullnetin e shumicës e të shmangim përçarjen”,-shkruan Shehaj në facebook.