Agron Shehaj në Selitë të Tiranës: Më 25 Prill ndryshojmë Shqipërinë

Drejtuesi i PD-së në njësitë 5 dhe 7 të Tiranës, Agron Shehaj bisedoi me banorët e Selitës e cila vuan prej vitesh nga vëmendja e qeverisë për infrastrukturë minimale. “Kjo lagje është e harruar, sikur nuk jemi në Tiranë”, tha Shehaj. Banorët kërkuan ndryshim ndërsa Shehaj i ftoi të bëhen pjesë e ndryshimit në datën 25 Prill me Lulzim Bashën kryeministër. “Kjo tregon qartë se si Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vjet. Më 25 Prill Rama do humbasë zgjedhjet, Shqipëria do fitojë dhe me 26 Prill Lulzim Basha do të jetë Kryeministër e do fillojmë punë nga këtu”, tha Shehaj.

Një ndër çështjet e prekura nga banorët ishte mbështetja ndaj të moshuarve. Agron Shehaj tha se pensionet do të rriten çdo vit me 5 %. “Rama dhe ministrat punojnë për oligarkët. Ndaj ta ndërshkojmë. Ti tregojmë vendin. Sepse Kryeministër e bënë njerëzit, nuk e bënë oligarkët. Premtoi që do punonte për njerëzit, jo për oligarkët.”tha më tej Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?