Agron Shehaj: Qeveria mashtron me pagat e luftës, luan me ekonominë dhe jetët e njerëzve

Partia Demokratike e cilëson të papërfillshme ndihmën ekonomike të qeverisë për sipërmarrësit e vegjël nëse nuk pezullohen taksat dhe nuk përfshihen në skemën e saj gjithë bizneset.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj, u shpreh se qeveria “atë që do të japë në mëngjes do ta marrë në darkë” duke nënkuptuar se detyrimi për të shlyer pagesat 3-mujore të sigurimeve shoqërore do ta bëjë të papërfillshme ndihmën e qeverisë.

“Çdo i vetëpunësuar në biznesin e vogël duhet të paguajë brenda datës 20 prill 24 000 lekë sigurime shoqërore për periudhën janar-mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjese të vogël prej tyre qeveria do ju japë 26 000 lekë për ‘pagën e luftës’. Atyre do t’u mbeten vetëm 2 mijë lekë në xhep.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata që nuk marrin as pagën e luftës do të paguajnë nga xhepi i tyre të gjithë shumën prej 24 000 lekësh”,- shprehet Shehaj.

Shehaj thekson se paketa e qeverisë për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset është “mashtrim dhe lojë e rrezikshme me jetët e njerëzve dhe ekonominë e vendit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?