Ahmet Prençi:Brisida Shehaj pengon hetimet tek Tatimet

 

Në letrën e dorëheqjes, Drejtori i Hetimit Tatimor, Ambet Prençi, lëshon akuza të forta ndaj kreut të këtij institucioni, drejtoreshës Brisida Shehaj. Ai flet për një situatë alarmante tek tatimet, thotë se drejtoresha Shehaj po bllokon hetimet dhe se ky institucion po trajtohet si pronë private. Në letrën e dorëheqjes që Prençi i ka drejtuar drejtoreshës Shehaj, të siguruar nga portali newsboom.al, ai shprehet se prej më shumë se një viti, drejtoresha e ka denigruar institucionin e hetimit.

“Gjej rastin t’Ju kujtoj këtu, se përjashto periudhën e parë disa mujore të bashkëpunimit tonë të frytshëm (ku pati një seri aksionesh dhe rezultatesh konkrete, që janë radhutur si arritje të panjohura më parë), u bë më shumë se një vit që Ju, me apo pa dëshirë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve Tuaja, e izoluat dhe denigruat institucionin e Hetimit Tatimor. Jo vetëm në përditshmërinë e praktivae administrative, por edhe në rastet ku u jam drejtuar me Memo apo kur kam paraqitur shqetësime konkrete, Ju nuk jeni përgjigjur”, shkruan Prençi në letrën drejtuar Shehajt.

Situata, sipas tij, është alarmante për këtë institucion, për të cilin thotë se po trajtohet si pronë private.

“Përballë një situate të tillë alarmante, unë largohem nga detyra, me dëshirën që kjo të shërbejë si këmbanë alarmi për të ardhmen e këtij institucioni, i cili nuk është pronë private e askujt!”, e mbyll ai letrën e dorëheqjes së parevokueshme.

Prençi, që ka mbajtur më parë detyrën e Drejtorit të Përgjiththsmë të Policisë së Shtetit, sipas burimeve të portalit newsbomb.al, i ka dërguar një letër sqaruese edhe kryeministrit Rama. Në këtë letër ai jep detaje mbi çështje konkrete dhe raste flagrante të abuzimit në tatime.

Drejtoria e Tatimeve u bë objekt i një skandali menjëherë pas emërimit të Briseida Shehajt në krye të këtij institucioni.

SHKARKO APP