Ahmetaj: Klodian Zoto s’më ka paguar kurrë hotelet dhe pushimet. Unë kam 1 mln dollarë
Shtetasi në kërkim Klodian Zoto, thuhet se ka paguar për qëndrime në hotele dhe për pushime, por që i ka shfrytëzuar ish-ministri Arben Ahmetaj. Por ky i fundit, sonte në ”Opinion”, thotë se nuk është e vërtetë, pasi ai ka 1 milionë dollarë dhe nuk ka nevojë për të dhurata.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Pse Zoto kërkon të dhëna për ty në momentin që të ka mik. I thotë kam paguar me kartën time, por në hotel ka qëndruar Ahmetaj.
Arben Ahmetaj: Këto janë të gjithë spekulime. Nuk janë të vërteta. Nuk kam fjetur, nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk kam marrë asnjëherë kartën e Zotos, nuk ma ka afruar Zoto kartën, nuk ia kërkuar asnjëherë kartën Zotos.
Fevziu: Unë mora hotelin, por nuk japin të dhëna, thanë që e japin vetëm në rast që ia kërkon një organ akuze apo vetë klienti. Pse s’e merr ti?
Arben Ahmetaj: E di ku je ti, më fal që po ta them, mos ma merr mua për ters, ti sot në je në Madagaskar. Kam dhe dy emra të tjerë që janë çuar, m’i sollën sot. U habita, por nuk dua t’i ndjek. Ka shumë që bëhen dhe në të njëjtën mënyrë është bërë dhe me emrin tim.
Fevziu: Pse rezulton në TIMS me këto data?
Arben Ahmetaj: Po s’ke nevojë more. Adriatik Doçi është mercenar. S’kam nevojë të më paguajë njeri hotelin. Ti më njeh. Kam 1 mln dollarë.