Ahmetaj mungon në Kuvend, Berisha: Të përgjigjet për të bosi i tij, Edi Rama

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në një seancë të posaçme parlamentare, ku pritet të miratohet kërkesa për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetaj.

Në nisje të seancës, ish-kryeministri Sali Berisha tha në Kuvend se meqë Ahmetaj nuk është prezent, pyetjeve duhet t’iu përgjigjet Edi Rama.

“Duhej të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje”, tha Berisha.

Nga ana tjetër edhe pse jo prezent në Kuvend, Arben Ahmetaj ka reaguar përmes një shkrimi në rrjete sociale ku falenderon kolegë e qytetarë për mbështetjen ndaj tij si dhe njofton se nuk është arratisur por është larguar për arsye familjare.

Kujtojmë që tensionet dhe debatet në lidhje me çështjen e Ahmetajt kanë nisur që ditën e djeshme gjatë seancës plenare, ku opozita ka “protestuar” për të futur në rendin e ditës kërkesa për heqjen e imunitetit të Ahmetajt.

SHKARKO APP