Ahmetaj në Thumanë: Brenda 4 muajsh do të jenë gati 14 pallate, 278 apartamente dhe 155 banesa individuale

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, inspektoi këtë të shtunë zonat urbane të krijuara në Thumanë.

Ministri tha se janë ndërtuar 14 pallate, 278 apartamente dhe 155 banesa individuale. Infrastruktura sipas tij është moderne.

Gjithashtu është rehabilituar dhe shkolla “Ramazan Jagnozi”, e cila sipas ministrit është gati për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit të ri mësimor.

Thumana e rikrijuar pas tërmetit, që brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re fantastike, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne e ambiente sportive si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, gati për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit shkollor, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve ”, thuhet në videon e shpërndarë nga ministri.

SHKARKO APP