Ahmetaj nën hetim nga SPAK! Nëse lë mandatin, ja kush futet në Kuvend si deputet

Pas disa muajsh verifikime, Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar emrin e Arben Ahmetaj, si person nën hetim. Ai po hetohet për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.

Nëse Arben Ahmetaj detyrohet të lërë mandatin e deputetit, në mënyrë vullnetare ose me kërkesë të SPAK, mandatin e merr Dallëndyshe Bici, që sipas votës preferenciale ka marrë më shumë vota.

Pak ditë më parë Bici zëvendësoi Artan Lamen në krye të Kadastrës dhe nëse Bici nuk do ta marrë mandatin e deputetit, atëherë do të jetë juristi Plarent Ndreca që e merr mandatin e deputetit, pasi sipas votës preferenciale ka marrë 4008 vota në qarkun e Tiranës.

SHKARKO APP