Ahmetaj nga SHBA, Vasilit: Mos u merr me bujqësinë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cilit ndodhet për vizitë me Kryeministrin Edi Rama në SHBA, i ka kthyer përgjigje zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Petrit Vasili duke e siguruar se qeveria është e angazhuar konkretisht për shqetësimet e shprehura në emër të LSI lidhur me situatën në bujqësi.

Ahmetaj thotë se politikat në bujqësi po japin efekt. Ai  siguroi Vasilin, se ai si ish Ministër Ekonomie dhe tani si Ministër Financash është marrë personalisht me problemet që u krijohen eksportuesve tanë bujqësor në Maqedoni. Ahmetaj tha se ka një procedurë të ngadaltë në analizat laboratorike në Maqedoni, por ai ka ndërhyrë zyrtarisht pranë autoriteve maqedone që të zhbllokohet situata dhe ka pasur rezultate.

Lidhur me pagesat “cash” në furnizimin me produkteve bujqësore, Ahmetaj theksoi se kjo është një nisëm e vitit 2014 dhe qeveria ka nxitur autofaturimin me TVSH të vet grumbulluesve për të lehtësuar bujqitë dhe se kjo ka sjellur rezultate të mira në formalizmin e ekonomisë bujqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Ahemtaj e siguroi se shërbimi doganor është në gatishmëri 24 orë për produktet bujqësore dhe çdo abuzim në këtë drejtim do të ndëshkohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmetaj1 ahmetaj2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?