Ahmetaj: Propozimet e Bashës do na çojnë në greminë
Gjatë diskutimeve të sotme në Seancën Plenare Ministri Ahmetaj, i ktheu një përgjigje Kryetarit të opozitës për paketën e masave ekonomike, prezantuar disa ditë më parë nga ky i fundit dhe efektet që këto masa do të sillnin për qytetarët shqiptarë, sikundër u shpreh Ministri.
“Të gjitha shkurtimet që ai pretendon të bëjë, e çojnë borxhin publik brenda një viti në 80% në PBB. Ndërsa vendin e kthen mbrapsht në greminën e vitit 2012-2013”.
Sa i takon premtimit të opozitës për rikthimin e taksës së sheshtë prej 9%, Ministri Ahmetaj tha:
“Kjo do të thotë që për 610 mijë vetë, Administratori i opozitës kërkon t’i grabisë vetëm me një të rënë të lapsit, familjeve shqiptare 100 milionë dollarë. Do të na kthejë tek famëkeqja taksë e sheshtë, që vetëm klasës së mesme dhe shtresave në nevojë nuk i shërben, që vetëm klasës së mesme dhe shtresave në nevojë i grabit 100 milionë dollarë nga tryezat dhe nga xhepat”.
Pretendimit të opozitës se sot më pak njerëz zotërojnë një pjesë më të madhe të depozitave, Ministri Ahmetaj iu përgjigj:
“Shifrat nga Banka e Shqipërisë tregojnë sedepozitat, për vlerë më shumë se 5 milion (numër, në total të depozitave), në vitin 2011 ka qenë 95.7% sot është 96% dhe në kohën e kulmit të varfërisë së këtij vendi, në vitin 2012, është numri më minimal i depozituesve të vegjël, të cilët u varfëruan nga qeveria e vjetër, e kaluar, e Sali Berishës. Ja ku është shifra dhe është më qesharake akoma, sepse depozitat e individëve nga 0-5 milion lekë, në vitin 2012 vlera në total, si vlerë parash në depozitë, ka qenë vetëm 40.4%, sot është 41.5%. Rritje modeste, por është rritje”.
Nëse taksa do të jetë 9% dhe shuma e mbledhur e taksës do të zbresi nga 2.84 miliard në 1.7 miliard, e dini ku shkon përfitimi?! Një depozitues i vogël përfiton vetëm 1 dollar për depozitë, pra ai qytetari për të cilin lufton e majta, për të cilën lufton Aleanca, ai, përfiton vetëm një dollar. E dini sa përfiton shtresa e lartë për të cilën Administratori lufton? 138 dollarë për depozitë”.
Ministri foli edhe për atë që e quajti “inventarizim” të premtimeve të qeverisë gjatë këtyre dy viteve e gjysëm në qeverisjen e vendit, si heqja e taksës së biznesit të vogël, vendosja e taksës progresive nga e cila përfitojë 97% e shqiptarëve. Së fundi, ai e ftoi sërish opozitën të votojë Reformën në Drejtësi, si reforma kyce për garantimin e konsolidimit të zhvillimit ekonomik të vendit.
Fjala e plotë e Ministrit Ahmetaj:
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Ky nuk është një ndryshim ligjor i thjeshtë, ky shkon në zemër të asaj kur Aleanca, kur qeverisja e Partisë Socialiste mban premtimet.
Dua t’ju kthej në kohë, është e domosdoshme për të kujtuar se nga vijmë. E mbani mend, dhe këtu iu drejtohem ushtarakëve në pension, të cilët për shkak të një ligji të bërë me pa të drejtë nga Sali Berisha, humbën të drejtën legjitime, universal, të pensionit, si kthim ikontributit dhe shërbimit ndaj atdheut. Pra, një grup i tërë shoqëror, gjendet përballë një padrejtësie të drejtpërdrejtë nga një forcë politike, e cila nuk ka lidhje fare me këtë shtresë, me këtë grup dhe me kontributin që ka dhënëky grup në favor të vendit.
Është momenti i duhur t’i referohemi dhe mbajtjes së premtimeve. I premtuam ushtarakëve që do ta mbanim këtë premtim, morëm pjesë me ta në atë protestë jashtë Parlamentit 4 vite më parë dhe sot ballëhapur u themi se atë qëe premtojmë e mbajmë.
Të njëjtën gjëi thamë 97% të të punësuarëve. I thamë që me taksën progresive do t’ikthenim mbrapsht paratë e grabitura nga një forcë politike, e cila nuk ka lidhje fare as me klasën e mesme, as me shtresat në nevojëdhe sot, po me krenari, i kthehemi mbrapsht dhe i themi: Po, ne ju premtuam dhe e mbajtëm premtimin tonë, duke kthyer taksën progresive dheduke ju kthyer juve në xhepat tuaj, në një vit, vetëm në vitin 2015, 12 miliard lekë apo gati 120 milion USD. Ështëpremtim i mbajtur.
Folëm për biznesine vogël para 4 vitesh dhe iu drejtuam biznesit të vogël duke i thënë: Ne nuk ju shohim si biznes për t’u taksuar dhe për “t’u mjelë”, ne ju shohim si një mundësi vetëpunësimi dhe me taksën 0 për biznesine vogël dhe me përgjysmimin e taksës së biznesit të vogël për një fragmentnga 5-8 milion lekë xhiro, ne po lëmë gati 96 mijë familje. Kyështë një premtim i drejtpërdrejtë i mbajtur.
Inventari i premtimeve të mbajtura është i gjatë dhe në këtë Parlament patjetër që do të bëhet politikë, por jo fushatë elektorale dheunë nuk jam duke bërë vetëm politikë, unë jam duke i kujtuar shqiptarët se kjo forcë politike dhe kjo Aleancë premton atë që mban dhe inventarizimi i premtime është sa qytetare,aq dhe politike.
Nuk e bëra pa shkas, mund të flisja teknikisht për ligjin, të shpjegoja vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të shpjegoja të drejtën universale të ushtarakëve që tashmë fatmirësisht iu kthye nga dora e Aleancës, por marr shkas sepse në tregun politiko-ekonomik ka filluar të qarkullojë një e ashtuquajtur paketë e opozitës. Siçdo paketë që mund të hidhet nga opozita meriton të konsiderohet dhe të konsiderohet me shumë vëmendje. Unë po jusjell premtimet që bën Administatori i opozitës; nga çfarë kuptoj, dikush nuk e ndihmon.
Dua të ndaj me qytetarët dhe me median se të gjitha shkurtimet që ai pretendon të bëjë, që ai pretendon të bëjë, e çojnë borxhin publikbrenda një viti në 80% në PBB.
Të nderuar qytetarë, kuptoni që me një fjalë, Administratorii opozitësna kthen sërish tek gremina e vitit 2012-2013.
I drejtohem gjithashtu të gjithë të punësuarve, që kanë shkuar gati 635 mijë në Republikën e Shqipërisë dhe janë 635 mijë familje, dua qëta ndiqni me vëmendje Administratorin e opozitës kur thotë “taksëe sheshtë 9%”dhe do t’jua shpjegoj me përulësi dhe modesti detajin e këtij fakti. Kjo do të thotë që për 610 mijë vetë, Administratori i opozitës kërkon t’i grabisë vetëm me një të rënë të lapsit, familjeve shqiptare 100 milion dollar. Do tëna kthejë në greminën e vitit 2012-2013, tek famëkeqja taksë e sheshtë, që vetëm klasës së mesme dhe shtresave në nevojë nuk i shërben, që vetëm klasës së mesme dhe shtresave në nevojë i grabit 100 milion dollar nga tryezat dhe nga xhepat.
Dje dolidhe foli për depozitat. Është gjëja më qesharake që mund të thotënjë Administrator opozite duke iu referuar shifrave. Tha: E mbani mend parrullën e Rilindjes se“5% e shqiptarëve zotërojnë 50% të depozitave”? Sot zyrtarisht këta që erdhën për një shpërndarje të barabartë, drejtojnë një vend ku 4% e popullsisë zotëron 58% të depozitave.
Unëi kam sjellë shifrat dhe shifrat nuk i kam sjellë nga web-i i Ministrisë së Financave, por i kam sjellënga Banka e Shqipërisë. Depozitat, për vlerë më shumë se 5 milion (numër, në total të depozitave),në vitin 2011 ka qenë 95.7% sot është 96% dhe në kohën e kulmit tëvarfërisë së këtij vendi, në vitin 2012,është numri më minimal i depozituesve të vegjël, të cilët u varfëruan nga qeveria e vjetër, e kaluar, e Sali Berishës. Ja ku është shifra dhe është më qesharake akoma, sepse depozitat e individëve nga 0-5 milion lekë, në vitin 2012 vlera në total, si vlerë parash në depozitë,ka qenëvetëm 40.4%, sot është 41.5%. Rritje modeste, por është rritje.
A t’ju bëj një analizëtë nderuar qytetarë se çfarë broçkullit lideri i opozitës, Administratori në fakt se lider do t’i duheshin 100 vjet të bëhej. Flet për rishpërndarje. Atëherë unë po i bëj një analizëfare të shkurtërsa politike dhe ekonomike të propozimit të tij qesharak.
Nëse taksa do të jetë 9% dhe shuma e mbledhur e taksës do të zbresi nga 2.84 miliard në 1.7 miliard, e dini ku shkon përfitimi?!Një depozitues i vogël përfiton vetëm 1 dollar për depozitë, pra ai qytetari për të cilin lufton e majta, për të cilën lufton Aleanca, ai, përfiton vetëm një dollar. E dini sapërfiton shtresa e lartë për të cilën Administratori lufton? 138 dollarë për depozitë. E kuptoni seku e çon vendin pseudo-paketa e këtij njeriu? E çon mbrapsht.
Të nderuar qytetarë vetëm me një lëvizje të lapsit u merr lekët nga buxheti i shtetit dhe tenton t’ua kthejëtë pasurve të këtij vendi. Por të pasurit e këtij vendi nuk i ndihmon duke rrënuar klasën e mesme; të pasurit e këtij vendi ndihmohen duke bërë Reformën në Drejtësi. Bëje Reformën në Drejtësi, hajde votoje dhetë pasurit nuk kanë nevojë për bakshishin tënd prej 138 dollarëpër depozitë.
Doli dhe tha me patos të shëmtuar, qesharak, duke cituar raportin e Bankës së Shqipërisë: “46%e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë për familje, jo për frymë. E vërtetë, kështu është siç the ti, po pse nuk e lexon të gjithë fjalinë, se për të lexuar të paktën di.
“Para tre vitesh ka qenë 47.5%. Në kohën kur ti qeverisje në vitin 2012 ka qenë kulmi i varfërisë, ka qenë 47.5%, citoje dhe thuaj qënë vitin 2012, ka qenëkulmi i varfërisë47.5% dhe sot është në ulur në 46%. Dil thuaj edhe që po nuk u bëj Reforma në Drejtësi, nuk shpëton ky vend.
Prandaj paketa meriton vëmendje, për t’u zhveshur nga pseudo- shqetësimi për të varfërit; paketa meriton vëmendje për t’u treguar shqiptarëve, se e kaluara po tenton të kthehet si e kaluar, me të njëjtët insturmente shkatërrues ekonomikë dhe me të njëjtat instrumente shkatërrues për qytetarin, për klasën e mesme, për atë qëne kemi ardhur në pushtet.
KOHA JONË SONDAZH

