Ahmetaj ”sulmoi” programin e PD, Basha: E komentoi nga Nusreti, kishte shkuar sërish atje

Sot kryeministri Edi Rama, tha se programi i PD-së është pa shtyllë kurrizore, kurse ministri Arben Ahmetaj tha se PD-ja do të dështojë me këtë program. I pyetur nga gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha me ironi tha se Ahmetaj e ka thënë këtë deklaratë nga darka luksoze në Dubai, tek restoranti i Nusretit.

”Nga e tha nga Nusreti? Se më thanë që ishte sërish atje. Nuk merrem me njerëz që dështojnë. 8 vite kishte gjithçka në dorë. Këta punuan për veten e tyre, dhe braktisën gjithë shqiptarët.

Këta janë arsyet pse të rinjtë ikin drejt perëndimit. Këta janë arsyet pse shtresa e mesme taksohet më shumë se në të gjithë vendet e Balkanit. Kosto e jetës është rritur me 40%.

Më thoni një premtim që ka mbajtur. Kur nuk ka bilanc, çfarë pret të bëjë? Planin e sulmoi dhe e kopjoi. Ai nuk e kupton në plan të parë. Sulmet ndaj meje janë intensifikuar pas planit ekonomik. Çfarë prisni të thotë? Shënojini se 3 muaj vetëm këto do të dëgjoni”,-tha Basha.

SHKARKO APP