Ajola Xoxa paraqitet sërish në SPAK
Politikë E Premte, 21 Mars 2025 11:25

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Xoxa ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj dhe bashkëshortit Veliaj, Maks Haxhia.
Ajo është paraqitur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.