AK, rezolutë për Kosovën: Shqipëria e ka detyrim t’i mbrojë shqiptarët
Partia Aleanca Kuq e Zi ka prezantuar një draft-rezolutë për Kosovën, duke i kërkuar Kuvendit të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.
Në draft-rezolutë, AK thekson se “Shqipëria e ka detyrim kushtetues t'i mbrojë shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve”.
“Shqipëria e ka detyrim kushtetues të mbrojë shqiptarët. Rezoluta është në mbrojtje të kufijve dhe stabilitetit në Kosovë. Rezoluta është edhe për lirimin e të burgosurve politikë në Kosovë, si dhe për paprekshmërinë e Trepçës dhe kufijve. Shteti shqiptar i Kosovës është në rrezik dhe udhëkryq", citon gjithashtu ajo.
KOHA JONË SONDAZH

