Akademia Politike e PS, Spiropali: Me deputetët e rinj që duhet t’i japin Kuvendit fytyrën, zërin dhe kontributin drejt Shqipërisë 2030

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me deputetët e rinj të PS-së, në kuadër të Akademisë Politike të PS-së. ”Me deputetët e rinj, një brez përfaqësuesish që duhet t’i japin Kuvendit fytyrën, zërin dhe kontributin drejt Shqipërisë 2030”,-shkruan Spiropali.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate deputetësh, 54 (65.05%) prej të cilëve përfituan mandatin për herë të parë. 39 nga 54 deputetët që e fituan mandatin për herë të parë nuk kanë mbajtur më parë pozita drejtuese në nivel të lartë ekzekutiv si ministër, zv.ministër apo kryetar bashkie.

Nga 39 deputetë 23 (59%) janë burra dhe 16 (41%) janë gra. Akademia Politike e Partisë Socialiste rikthehet me këtë format të veçantë, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?