Akademiku Apollon Baçe: Në Shqipëri është futur vaksina ruse “Sputnik V” dhe e kanë bërë disa persona

Akademiku dhe analisti i njohur Apollon Baçe ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme. Gjatë emisonit “DEKLAOG” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 ai tha se vaksina ruse “Sputnik V” është futur në Shqipëri në rrugë ilegale dhe e kanë bërë disa persona.

“Kam informacione të sakta që vaksina ruse “Sputnik” ka hyrë në rrugë jo të ligjshme në Shqipëri dhe e kanë bërë dia persona”, tha Baçe, por pa dhënë shumë detaje të tjera.

“Nuk mund të japë më shumë detaje por informacionin e kam shumë të saktë”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akademiku shtoi se në fakt kryeministri Edi Rama ka bërë gabim që e refuzoi sjelljen e kësaj vaksine në Shqipëri. Sipas Baçes, derisa kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi Putinit të marrë këtë vaksinë nga Rusia atëherë përse Rama e refuzon ta marrë, madje tha se ishte provokim nga pala ruse dhe duhet të kërkonte falje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?