Akademiku Fuga: Presidenti i ri duhet të ketë më shumë pushtet, jo të jetë kukëll

Prof. Dr. Artan Fuga thotë se është nevoja urgjente për të rishikuar kompetencat e institucionit të Presidentit, sesa të mendohet për emrin e ri që do të pasojë Ilir Metën. Fuga shpjegon se Presidenti duhet të ketë më shumë pushtet, në të kundërt cenohet balanca e pushteteve.

“Një Presidenti të ardhshëm, ose i duhet dhënë pak më shumë pushtet që të ketë një rol në ndërtimin e ligjeve dhe në nxjerrjen e ligjeve, ose të ketë një fuqi të caktuar ndaj disa vendimeve të qeverisë, disa kufizimeve që i duhen vendosur.

Ose ai ka nevojë që të ketë fuqi pak më të madhe në raport me parlamentin. Nuk po them që të ketë fuqi që në kushte të caktuara të shpërndajë parlamentin.

Një President që nuk ka këto fuqi, sjell një kryeministër që zotëron qeverinë, Presidentin e izolon, ka shumicën në parlament dhe kështu zotëron pushtetin legjislativ, zotëron dhe të gjitha fuqitë kushtetuese të vendit. Ka dhe partinë dhe tërë sistemin politik dhe tërë administratën në dorë”.

SHKARKO APP