Akoma nuk bien dakort PD dhe PS për formularin

Edhe pse burime nga Kuvendi deklaruan më parë se Balla dhe Bylykbashi kanë rënë dakord për të gjitha çështjet, mësohet se negociatat vijojnë ende.

Pasditen e së enjtes, takimi që po zhvillohet në zyrën e kreut të Kuvendit duket se ka ngecur në çështjen e përmbajtjes së formularit të vetëdeklarimit.

Ndërsa Kuvendi pret edhe vizitën e zyrtares së lartë të BE, Federika Mogherini, burime njoftojnë se PD këmbëngul te çështja e emrave në formular. Demokratët kërkojnë që zyrtarët e lartë të deklarojnë edhe emra të tjerë nëse kanë përdorur më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?