Aksident i rëndë me një të vdekur në aksin Rubik-Rrëshen, pamjet ekskluzive nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rubik-Rreshen. Policia njofton se një autobus është përplasur me një mjet tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

“Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Koha Jone” ka siguruar nga gazetarët në terren video nga vendi i ngjarjes, teksa pamjet janë të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?