Aksident tragjik në Fier, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier, me pasojë vdekjen e dy personave.

Nga të dhënat e para, dyshohet që trupat e viktimave janë brenda makinës.

Mësohet se makina “Toyota” ku po udhëtonin dy persona, burrë e grua doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.

Me vështirësi u arrit nxjerrja e mjetit nga kanali me ujë, ndërsa dy viktimat u dërguan në murgun e spitalit.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

SHKARKO APP