Aksidenti tragjik në ”Rrugën e Kombit”, pas 25-vjeçarit edhe kushëriri 20-vjeç humb jetën

20-vjeçari Xheku Logu, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti i mëngjesit të sotëm në ”Rrugën e Kombit” dhe ka ndërruar jetë në spital. Kujtojmë se fillimisht i riu doli gjallë nga makina e cila kishte përfunduar 100 metra poshtë në greminë, por humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

25-vjeçari Andi Rrusta nuk i mbijetoi përplasjes dhe humbi jetën në vend që kur ndodhi përplasja fatale. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i automjetit.

Të rinjtë nga Tropoja po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit kur shoferi humbi kontrollin e makinës në ”Rrugën e Kombit”. Paçka thirrjeve dhe prezencës së Policisë së Shtetit në rrugë, fatkeqësisht të rinjtë po shuhen nga gabimet gjatë drejtimit të mjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?