Aksidentohet makina që shoqëronte familjen e gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka. U godit nga një mjet nga pas

Në aksidentin që u regjistruar mbrëmjen e djeshme është përfshirë eskorta e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte familjarë të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Mësohet se një punonjës policie teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të Gardës.

Shkak i aksidentit dyshohet lagështira si pasojë e shiut. Nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron Policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?