Aksion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, 12 të ndaluar, mes tyre edhe 5 efektivë policie
Një operacion antidrogë me urdhër të SPAK po zhvillohet nga Policia e Shtetit në Lezhë, ku deri tani janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Ndërkohë mësohet se ndër të arrestuarit në Lezhë janë edhe 5 efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit.
Në total po ekzekutohen nga Policia e Shtetit, 20 masa sigurie personale të miratuara nga gjykata, të përfshirë në kultivim dhe trafikim droge.
Ky operacion antidrogë vjen pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u ekzekutua në krye të detyrës teksa po asgjësonte parcela me kanabis në zonën e Kune Vain, në Lezhë, së bashku me dy kolegët e tij.
KOHA JONË SONDAZH

