Aksionet nga SPAK-u dhe Policia, Rama: Shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese

8 grupe kriminale janë goditur nga SPAK-u, ku nga 32 urdhër arreste, 18 janë ekzekutuar, 9 prej të cilëve ishin në burg, teksa 14 të tjerë janë në kërkim.

Megaoperacionin e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SPAK-un, kryeministri Edi Rama e cilëson si shembullin më kuptimplotë të fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit.

Nga Berlini ku ndodhet në një vizitë zyrtare, kreu i qeverisë shpreh mbështetjen e tij ndaj institucioneve ligjzbatuese në vend.

Postimi i plotë

Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!

SHKARKO APP