Aksionet policore, ministri Balla: Rritja e besimit të qytetarëve lidhet me reagimin në kohë mbi thirrjet për ndihmë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë rritja e besimit të qytetarëve tek Policia lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit/shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të fenomeneve të tjera kriminale. “Përgëzime Policisë së Shtetit-Tiranë, Lezhë, Elbasan, Korçë, Kukës, Vlorë, Fier, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Dibër, Berat dhe Departamentit të Kufirit për rezultatet e 24 orëve të fundit, të cilat kanë vendosur para drejtësisë 49 shtetas dhe sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe sasi lëndësh narkotike”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?