Aksioni i radhës? Berisha zbulon planin për të rrëzuar Ramën nga pushteti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët gjatë konfeencës për shtyp, se nëse do të ketë tjetër protestë këtë dhejtor. Berisha bëri me dije se ka në plan një lëvizje kundër Ramës, të cilin e quajti një kriminel në pushtet.

“Ajo që kam në plan është një lëvizje e strukturuar kundër këtij krimineli në pushtet, sepse ky bën gjithçka për të qëndruar në pushtet. Po punoj fort që të bind demokratët, qytetarët se këtu nuk ka votë dhe nuk do të ketë votim të vërtetë nga ky regjim monist dhe ky person dhe se ky nuk ikën kurrë me votë. Unë e kam bindje absolute që do të vijë momenti. Ky votën nuk e pranon. Ose do të largohemi të gjithë, ose të shfaroset ky komb, ose të ketë votë. Në zgjedhje do të marrim pjesë”.

Po ashtu nga ana tjetër, Berisha shtoi edhe se protesta ia arriti dhe ia tejkaloi qëllimit. Ai shpjegoi edhe pse protestuesit nuk e zhvilluan protestën para kryeministrisë.

”Në çdo samit është e vërtetë që ka një zonë sigurie, absolutisht shumë më e ngushtë se kjo që caktoi ky, duhet të ishte përtej Rogner-it. Ky futi Kryeministrinë në një akt frikacak. Nuk u fut nëpër tunele. Nuk e gjykuam të arsyeshme t’i bëjmë dhuratë atij”.

SHKARKO APP