Aksioni në kampin e MEK, Peleshi: Nuk do lejojmë krijimin e ”ishujve të vegjël” ku shkelet ligji shqiptar
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për aksionin e policisë në kampin MEK në Manzë. Peleshi tha se ndërhyrja e policisë në kampin e muxhahedinëve ka qenë në respektim të plotë të ligjeve të shtetit shqiptar dhe vijoi më tej duke u shprehur se nuk mund të lejohet krijimi i ”ishujve të vegjël” ku të shkelen ligjet e vendit.
“Sa i përket vijimit, ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të krijohen ishuj ku të tejkalohen ligjet. Ne jemi treguar tolerantë brenda kufijve të lejuar. Në do vazhdojmë të jemi vend pritës dhe gjithë ato angazhimet që kiemi marrë për këtë komunitet ne do t’i zbatojmë por pa lejuar të shkelen rregullat shqiptare”,-tha Peleshi.
Sa i takon sulmeve kibernetike nga Irani ndaj shtetit shqiptar, Peleshi tha se asgjë nuk mund ta justifikojë një veprim të tillë ndaj edhe ndërprerja e marrëdhënieve me shtetin iranian sipas tij ka qenë një veprim i drejtë edhe pse Irani është një superfuqi në botën kibernetike.