Aksioni opozitar, Ilir Meta paralajmëron përshkallëzim: Nuk ka rrugë tjetër

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se aksioni opozitar nuk do të ndalet, madje për edhe do të përshkallëzohet më tej. Në një konferencë për mediat, Meta tha se kjo qeveri i ka rrënjët në trafiqe.

”Ne do të vazhdojmë këtë front në raport me përballjen me këtë qeveri, në përballjen me të keqen kudo ku ajo është sepse cdo qelizë e administratës është infektuar rëndë nga nepotizmi dhe papërgjegjshmëria”, tha nder te tjera Ilir Meta.

Pyetje: Ku do të përqendrohet aksioni i opozitës? Pasi deri tani duket se nuk po jep rezultat?

Meta: Rezultati është vetë vazhdimësia e pandërprere e këtyre protestave dhe përshkallëzimi i tyre do të japë rezultatet e duhura. Të gjitha këto procese të hapura kanë qenë vetëm si rezultat i presioneve të bëra nga opozita.

SHKARKO APP