Aksioni për “peshqit e mëdhenj”, Manjani i tregon SPAK-ut ku ti gjejnë

SPAK ka nisur një aksion për të kapur “peshqit e mëdhenj”, dhe porta u hap me ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe. Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i tregon SPAK-ut se ku ti gjejnë kokat e larta.

Postimi i plotë

Atëherë, për të kuptuar se ku gjendet “Peshku i madh” duhet mbajtur parasysh se:

1. Pushteti lokal i gjithi siç është, në 61 bashki, prokuron jo më shumë se 20% të fondeve të buxhetit të shtetit. Pra 80% e prokuron qeveria qendrore.

2. Në vlerë absolute, shuma që tenderon i gjithë pushteti lokal është thuajse aq sa pushteti qëndror i dha Bechettit për një tekë të Kryeministrit.

3. Një në tre kontrata që lidh pushteti qendror, kur harxhon atë 80%-in e fondeve që prokuron vetë, bëhet pa tender. Pra pa garë fare.

4. Të gjitha kontratat e koncensioneve dhe PPP-ve që janë lidhur, janë pa garë. Janë lidhur me oferta të pakërkuara.

Kaq mjafton besoj për të kuptuar se ku duhet gjuajtur për peshk të madh e ku për të vogël…

Kaq mjafton për të kuptuar falsitetin e deklarimeve të Kryeministrit, por edhe entusiazmin e sukseseve të mëdha të reformës në drejtësi…

SHKARKO APP