”Akt kriminal i një qeverie banditeske”, Balliu: Shkatërruan shtëpinë e një çifti në moshë për pallatet e pushtetarëve

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu akuzon qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës, për prishjen e shtëpisë të një çifti në moshë në Tiranë, pa dëmshpërblim dhe thotë se i kanë nxjerrë në rrugë kjo për ti hapur rrugë ndërtimit të pallateve të pushtetarëve. ”Shkatërrojnë shtëpitë e qytetarëve për pallatet e pushtetareve që të mbushin xhepat për tu harbuar në Dubai. Më 25 Prill ndëshkimi i qytetarëve do të jetë i pashmangshëm për këta pushtetarë të korruptuar”,-shkruan balliu në facebook.

Postimi i plotë

Sot rreth orës 09:00 qeveria ka shkallmuar dhe shkatërruar shtëpinë e një çifti në moshë, pa ju dhënë atyre dëmshpërblimin apo një banesë ku të fusin kokën, por duke i nxjerrë në mes të rrugës. Sot në kohën e pandemisë këta qytetarë janë nxjerrë jashtë shtëpisë së tyre në shkelje flagrante me ligjin, vetëm për pallatet e Erion Veliajt.

Veliaj po pasurohet bashkë me nënkryetarin e tij mbi gjakun e qytetarëve, duke i nxjerrë ata nga shtëpitë e tyre për pallatet e Veliaj e Maznikut, me te cilat keta fryjnë xhepat.

Kur Mazniku ushqehet dhe harbohet me 1000 dollar fileton po Veliaj sa mijëra dollar e ka fileton? Shkatërrojnë shtëpitë e qytetarëve për pallatet e pushtetareve që te mbushin xhepat për tu harbuar në Dubai. Me 25 Prill ndëshkimi i qytetarëve do të jetë i pashmangshëm për këta pushtetarë të korruptuar.

SHKARKO APP