Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, Rama viziton sot Kosovën. Ja me kë do të takohet

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Kosovë për një sërë takimesh pas aktakuzave të Gjykatës Speciale me seli bë Hagës ndaj Thaçit e Veselit.

Mediat kosovare bbëjnë me dije se Rama do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe me kreun e PDK, Kadri Veseli. Po ashtu, Rama do të ketë takime edhe me Vjosa Osmanin apo dhe me liderët e partive të tjera.
Prej publikimit të aktakuzave, Rama i doli menjëherë në krah Thaçit e Veselit duke i cilësuar si heronjë të Kosovës, kurse Serbinë si xhelatin e luftës së vitit 1999.

SHKARKO APP