Aktet terroriste në Bruksel, reagojnë deputetët Majko dhe Topalli
Lidhur me sulmet terroriste në Bruksel, ka reaguar edhe deputeti socialist Pandeli Majko, si dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli. Në postimet e tyre në FB ata shprehin dhimbje dhe pikëllim për këtë ngjarje të rëndë, si dhe shprehin solidaritet me pupullin belg në emër të aspiratave europiane.
Pandeli Majko
“Kryeqyteti Europës, Brukseli, u sulmua nga terrorizmi. Shtëpia e përbashkët u sulmua me një simbolikë që kapërcen Belgjikën. Sot, Brukseli është i madh sa Europa me fatet e njerzve dhe kombeve që mbart brenda. Dhimbja, do të na mësojë të kuptojmë më mirë vlerat dhe atë që duam”.
Jozefina Topalli
“Te gjithe jemi me mendje e zemer te ngrire aty. Dhimbje ,pikellim i madh, frike e panik.
Sulme si kjo sot ne Belgjike, si ajo para pak ditesh ne Stamboll, etj jane sulme barbare, qe s ‘ kane asgje me qyteterimin dhe vlerat tona. Kjo ishte nje sprove tjeter e rende, qe kerkon solidaritetin e te gjitheve. Denojme me vendosmeri keto sulme terroriste , kudo ku ndodhin. Ngushellimet me te thella familjeve te te vrareve. Le te lutemi gjithe bashke per shpetimin e jetes te te plagosurve.
Nje dite e veshtire kjo per Kryeqytetin e Europes , por edhe per te gjithe ne”.