Akti i parë në Samit. Firmoset marrëveshja “Roaming”, tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në BE
Politikë E Martë, 6 Dhjetor 2022 10:15
Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ka prodhuar aktin e parë i cili është nënshkrimi i marrëveshjes “Roaming”, që i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në ceremoni morën pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe zyrarët më të lartë të BE-së.