Aktivistët marshim të shtunën në 11:00, thirrje qytetarëve për pjesëmarrje

Aktivistët kanë paralajmëruar marshim nga Bashkia drejt  parkut të liqenit për të kundërshtuar projektin e këndit të lojërave që do të ndërtohet në parkun e liqenit. Aktivistët bënë ftesë për pjesëmarrje, ndërsa i janë drejtuar Këshillit Bashkiak me një përkesë për të mësuar përse ky projekt nuk është dikskuar në mbledhjet e këtij institucioni.

Aktivistët që kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e liqenit kanë paralajmëruar marshim paraditen e së shtunës nga Bashkia drejt parkut të liqenit.

Ervin Goci:Për qytetarët e Tiranës, të gjithë ata që ndjejnë parkun, të gjithë ata që akoma nuk janë të bindur se çfarë po bëhet këtu le të vinë nesër në orën 11:00 te Bashkia e Tiranës, të mblidhemi të gjithë atje dhe do bëjmë marshimin për tek liqeni. Reagimi jonë do të jetë në proporcion me veprimet që ka bërë Bashkia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata i janë drejtuar me një kërkesë Këshillit Bashkiak për të kërkuar informacion dhe shpjegim përse ky projekt me kosto të lartë nuk është disktuar në mbledhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ervin Goci:I kemi drejtuar letër Këshillit bashkiak se përse nuk ka kaluar në Këshillin Bashkiak gjithë ky projekt, janë 700 milion lekë që nuk janë pyetur përfaqësuesit e qytetit, ata që janë votuar. Ka marrë vetëm një individ vendimin dhe nuk dihet me çfarë lloj transparence.

Aktivistët do të vijojnë me reagimet e tyre kundër projektit të Bashkisë së Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?