Aktivisti i shoqërisë civile dhe avokati Redon Meksi: Nuk do ndalemi në protesta kundër Qeverisë

Aktivisti i shoqërisë civile dhe avokati Redon Meksi deklaroi në Syri Tv pasditen e sotme se protesta për rritjen e çmimeve ka korrur disa fitore por nuk e ka arritur misionin përfundimtar. Meksi tha se populli duhet të çohet dhe të kundërshtojë qeverinë. Kjo e fundit, sipas Meksit po tallet me qytetarët.

Kishte kohë që nuk dilte pa parti, pa pagesë siç bëhej herë pas here. Duhet të protestojmë, mbase duhet ndryshuar strategjia. Qeveria s’po merr asnjë masë, thjesht po tallet, po hedh ca lëmoshë.”-tha Meksi.

Avokati komentoi edhe deklaratën e ministres Belinda Balluku e cila tha se do të ndërpritet energjia në disa rrugë kombëtare për shkak të krizës energjetike. Redon Meksi nuk e quan gjë tjetër veçse show.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Balluku tha se do ndërpresin energjinë në rrugë. Kemi a s’kemi dy rrugë me ndriçim, show dhe asnjë gjë tjetër më shumë.”-tha Meksi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera Meksi tha se shumë policë janë pa numër identifikimi dhe me maska. Për këtë avokati tha se do të bëjnë kallëzim pasi ata mund të jenë kriminelë.

“Nuk lejohen pa numër identifikimi. Do bëj kallëzim. Protestat trembin qeverinë, pasi nuk janë të kontrolluara nga politika. Nuk do të ndalojmë duke protestuar.”-tha Meksi./syri.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?