Aktivistja thirrje qytetarëve: Të protestojmë deri sa të shohim masa konkrete, nuk duam retorikë

Një aktiviste pjesë e protestës para Kryeministris, u kërkoi protestuesëve që të qëndrojnë të bashkuar deri në momentin që qeveria ”Rama 3” të miratojë një plan konkret masash për uljen e barrës fiskale dhe jo të mjaftohen me retorikën e kryeministrit Edi Rama.

“Mbahuni tha kryeministri, shtrëngohuni tha. Çfarë ndodh nëse shtrëngohemi ne, do të ulet konsumi dhe biznesi do të kalojë në krizë. Kryeministri tha t’ua heq nga karburanti t’ua vendosë te rrogat. Jo ore, jo! Ne duam të na i heqësh.

Ne duam që plani të zbatohet sipas ligjit. Jo me kërcënime, por me ligj. Ne duam masa, të cilat të kenë impakt konkret, jo masa që mbase do merren kur të dojë qeveria. Korrupsioni na ka rrënuar, keqqeverisja na ka rrënuar, ne jemi njerëz të varfër nga abuzimet.

Miq qeveria është duke pritur ende a e kemi ne seriozisht. Ne duhet ta kemi seriozisht pasi qeveria jonë do na lërë në rënie të lirë. Nuk duhet të gënjehemi nga retorika ku flitet për gjithçka dhe nuk thuhet asgjë. Ne duam masa konkrete”.

SHKARKO APP