Aktori Florian Binaj ndez turmën: Nuk ka vend për profesionistët, por ka për patronazhistët!

Aktori i njohur Florian Binaj nuk ka munguar në protestën e sotme, përpara kryeministrisë.

Ai ka ma marrë edhe Irgen Çelën, babain e tij skenik, ndërsa të dy kanë ndezur turmën e protestuesve.

Pjesë nga fjala e Florian Binajt:

Swiss Digital Desktop Reklama

A e shikoni këtë flamurin e kuq, është flamuri në i bukur në botë, i vendit më të bukur në botë. Ne jemi këtu dhe për ata që nuk janë, për ata motra e vëllezër që kanë lënë vendin dhe jetojnë, se në Shqipëri nuk ka vend për profesionistët, por ka vend për patronazhistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është hera e parë që nuk kuptohet se ku fillon sheshi Nënë Tereza dhe Sheshi Skënderbej, falenderoj prindërit që kanë marrë fëmijët me vete, që të kuptojnë se çfarë janë të drejtat. Unë jam kritikuar shumë, se kam qenë ndër të vetmir artist që kam dalë të protestoj, do të doja shumë që siç na u bashkua Marin Mema dje, të na bashkohen artistë dhe figura publike, që emrin ta shfrytëzojnë për ata që nuk kanë mundësi.

Unë nuk jam vetëm këtu, kam ardhur me babin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?