Akuza e Berishës/Manjani: Denoncuesi të lidhet me ne, i ruajmë anonimatin
Ministri i Drejtësisë i kërkon qytetarit dixhital që ka bërë denoncimin në lidhje me pretendimin e korrupsionit në Drejtorinë e Burgjeve.
“Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në përgjigje të denoncimit publik të bërë nga ana e ish Kryeministrit Sali Berisha, fton denoncuesin që të paraqitet dhe të vendosë një kontakt të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Drejtësisë për ta paraqitur rastin, duke krijuar mundësinë e shqyrtimit të tij në rrugë zyrtare” thuhet në një njoftim të ministrisë së Drejtësisë të shpërndarë sot në email.
Ministri Manjani bën me dije se është e nevojshme të njihet nga afër me pretendimet e denoncuesit me qëllim që të bëhen verifikimet e nevojshme.
“Duke siguruar se denoncimi i qytetarit do të hetohet me detaje, Ministri i Drejtësisë shpreh gatishmërinë për të marrë të gjitha masat që parashikon ligji nëse detajet e bëra publike rezultojnë të provuara” vijon njoftimi i cili mbyllet duke thënë: Ministri Manjani siguron maksimalisht denoncuesin se do të ketë garancinë e nevojshme të ruajtjes së anonimatit te tij.
KOHA JONË SONDAZH

